Fiorello ka hapur festivalin e Sanremos i veshur si prift. Një nga mysafirët që do të shoqërojë të zotin e shtëpisë gjatë 5 netëve të Sanremos, e ndezi atmosferën që në fillim të mbrëmjes, për t’ia lënë vendin më pas Amadeus për të nisur garën e këngëve.
Fiorello mbërrin në skenë mes duartrokitjeve të të gjithë publikut. “Është veshja e Don Matteo”,- bën shaka ai nga skena, pasi ftoi publikun në një “shërbim” paqeje. “Kështu që pjesa është e siguruar”.
Sanremo ka qenë një ëndërr për 35 vjet, për Amadeus: “Kur fillova këtë punë, 35 vjet më parë, takova një djalë tjetër në Milano, me të cilin bëmë një premtim: ti duhet të jesh me mua në Sanremo. Tridhjetë e pesë vjet më vonë, Fiorello e mbajti premtimin”, – tha ai.
“Nëse Sanremo shkon keq, karriera jote merr fund”,- ironizon Fiorello, por shumë shpejt ia lë vendin të zotit të shtëpisë.
Tiziano Ferro ngjitet menjëherë në skenë me “Volare di Cutugno”. Rula Jebreal tregon si u gjend në Itali dhe shumë surpriza të tjera që nisën rrugëtimin e 70-të të këtij edicioni në plot 5 net do të vijojnë deri në natën finale.
