Ardian Doçaj, një nga anëtarët e grupit “Dukagjini” është ndaluar sapo ka shkelur në territorin shqiptar.
Një ditë pasi Operacioni “Forca e Ligjit” i sekustroi pasuritë në Shkodër, i dyshuar si pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Doçaj u ndalua nga policia, në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Ai paralajmëroi dje në media se do të kthehej në atdhe për t’u përballur me drejtësinë teksa mohoi të ketë lidhje me ngjarjen kriminale. Doçaj është vetëdorëzuar rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës.