Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Arjola Demiri pas transmetimit të filmit në Tropojë, merr postin e rëndësishëm: Jam e nderuar që do të jem në krye të….

17:37 / February 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Siç ishte bërë e ditur dhe më parë, filmi “I love Tropoja” ka nisur turin e tij nëpër qytetet e Shqipërisë. Ndalesa e parë ka qenë pikërisht qyteti i Tropojës. Filmin e ndoqën rreth 1200 veta në Pallatin e Kulturës, tē cilët e duartrokitën dhe qeshën shumë me batutat e tij. Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi u nderua nga Bashkia e Tropojës me çmimin “Mirënjohja e Tropojës”. Ndërsa Arjola Demiri u emërua drejtoreshë e Pallatit të Kulturës.

Arjola

Ky emërim erdhi si një surprizë për aktoren e cila u përlot gjatë fjalimit të saj.

“Kam shumë emocione! Jam rritur midis jush. Shumica prej jush jeni familjarët e mi, kushërinjt e mi, shoqëria ime. Kur e pranova rolin e filmit, u ndjeva shumë me fat sespe pas shumë kohësh diçka e bukur do t’i dedikohej Tropojës. E di shumë mirë realitetin dhe zhvillimin e këtij qyteti. Ky qytet ka pasur nevojë që dikush të ngrihet e të flasë për të dhe artistët e kanë bërë më së miri. Kur pranova rolin e Xhbanes (tek seriali O sa mirë) u paragjykova duke thënë ‘kjo nuk është vajza tropojane’. Megjithatë e ngrita zërin kur në Kosovë nuk njiheshin shumë tropojanë, vetëm disa figura kryesore. Në çdo intervistë, në çdo vend ku kam shkuar jam ndjerë krenare të pranoj që jam nga Tropoja. Për shumë kohë nuk na kanë pranuar, na kanë refuzuar, na kanë dhënë epitete të cilat nuk i kemi merituar kurrë. Për 7 muaj rresht, si asnjëherë tjetër, në të gjithë Shqipërinë, në të gjithë botën ku ka shqiptarë u fol vetëm për Tropojën. U tha ‘E dua Tropojën’, u zgjua një zë, u zgjua një pozitivitet për ne sepse e meritojmë, sepse nuk jemi vendi i kriminelëve, i hajdutëve. Por jemi një vend që meritojmë shumë, që ka nxjerrë bijë e bija me emër në të gjithë Shqipërinë. Ky film të cilin e kemi bërë me shumë dashuri, është komedi dhe qëllimi është të qeshim. Sigurisht dikush do ta paragjykojë, por ky nuk është dokumentar për Tropojën. Njerëzit nuk do vuajnë më, por do të qeshin pasi të shohin këtë film. Nuk do t’i marrim të mirëqena komentet negative për mua apo regjisorin e producentin e këtij filmi i cili zgjodhi pikërisht Tropojën. Kurrësesi nuk hidhet poshtë Tropoja dhe tropojanët. Unë e para që jam bija juaj, në asnjë film s’do e hidhja poshtë vendin tim për të cilin do të kontribuoj shumë. Jam e nderuar që do të jem në krye të Pallatit të Kulturës”, u shpreh Arjola.

Arjola Demiri tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në “Për’puthen”/ Për herë të parë, një konkurrent indian i bashkohet emisionit

21:59 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

“Dy gosti”, filmi me lejlekun punëtor do të restaurohet

14:20 / September 13, 2026

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.