Një denoncim i çuditshëm këtë herë është postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, nga një person që pretendon se është subjekt i aksioneve “anti-KÇK”.
Por personi në fjalë thotë se ka probleme me drejtësinë, ndërsa spiunon xhaxhain e tij, duke thënë se është takuar me një deputet të rëndësishëm, i cili i ka premtuar se për sa kohë nuk flet, nuk do t’i preket pasuria.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:
Shikoni si po funksionon operacioni Forca e Krimit i KÇK!
Lexoni për komedinë! Turp! Sb
Doktor mirmbrëma uroj të jeni mirë familjarisht, ne jemi një familje me probleme me Drejtësin, por sa për pasurin xhaxhit tim sot i është premtuar që çdo gjë e jona nuk do preket nga askush, mjafton që Xhaxhi im mos të flasë kurr edhe nëse ndalohet për 24 orë!!! Takimi sot ka qën me një nga deputet më të rëndësishëm të partis në pushtet!! Sms e bëra tani ngaqë kemi siguri me urdhër nga lartë, por arsyja është sepse po qeshim sesi tallen me popullin!!! Zoti ju rujt o doktor