Kemi parë shumë raste ku shqiptarët në vende të ndryshme të botës, sapo marrin pasaportat dhe bëhen shtetas të një vendi tjetër, djegin ose grisin pasaportat shqiptare.
E një rast i tillë publikohet nga një shqiptar në Hungari. I riu i cili prej kohësh jeton në Hungari është pajisur së fundmi me pasaportën e atij vendi. Kaq ka mjaftuar që ai të marrë vendimin për të djegu pasaportën shqiptare.
Djali nga hasi shprehet se prej kohësh punon dhe jeton në Hungari, duke theksuar se jeta atje është komplet ndryshe.