Kirk Douglas një nga emrat ikonë të Holllivudit ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga djali i tij, gjithashtu aktor, Michael Douglas.
““Me trishtim të jashtëzakonshëm, vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare”, bëri të ditur ai.
“Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor i filmave nga epoka e artë, të cilën ai e jetoi mirë. Një njeri humanitar, përkushtimi i të cilit në drejtësi, vendosi një standard që na inspiron të gjithë neve”, shtoi Douglas.
Ai njihet për shumë role të luajtura, ku vlen të theksohet roli protagonist në filmin klasik Spartacus të bërë në vitin 1960.
Ai lindi në Neë York në vitin 1916 dhe spikati gjatë ‘Epokës së Artë’ të Hollyëood duke u nominuar për Oskar për herë të parë në vitin 1949 me filmin Champion. Douglas është nominuar 3 herë për çmimin Oskar.
Ai gjithashtu mori Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe një çmim për arritje në jetë nga Instituti Amerikan i Filmit.