Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka ndarë tavolinën me Sekretarin e Përgjithshëm të Shtetit Amerikan Mike Pompeo, gjatë ceremonisë të “Lutjeve të Mëngjesit” që zhvillohet në Uashington.
“Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C.
Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Broënback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare. Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Meta.
