Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zgjedhjet e parakohshme? Basha: Uroj shumë, modeli maqedonas garanci për rregulla të barabarta loje

19:25 / February 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa ishte në një lidhje ‘Live’ në Facebook kreu i PD, Lulzim Basha u është përgjigjur disa pyetjeve nga qytetarët. Një prej tyre e ka pyetur kreun e Partisë Demokratike nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa Basha i është përgjigjur se këtë e uron shumë .

Kreu i PD ka thënë edhe tre prioritete që ka ai dhe partia që drejton duke thënë se e para është të zgjedhet një parlament legjitim. Ndërkohë si pikë të dytë Basha ka thënë se duhen rregulla të barabarta loje për të gjithë ndërsa si shembull ka marrë Maqedoninë e Veriut. Së treti ai kërkon që këto rregulla të zbarohen.

Pyetje: A do të ketë zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike? Uroj shumë!

Lulzim Basha: Edhe unë uroj shumë. 3 janë dhe kërkesat kryesore që kemi.

Së pari, vendit t’i jepet mundësia, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të zgjedhë një parlament legjitim, që të jetë produkt i votës së qytetarëve. Të jenë qytetarët ata që do të vendosin për cilën parti, për cilin program, për cilët deputetë do të votojnë.

Së dyti, që ky proces të garantohet, rregullat e lojës të jenë të barabarta për të gjithë.
Së treti, që këto rregulla loje të zbatohen, të kemi një arbitër të panashëm dhe jo një qeveri, e cila, për hir të pushtetit apo aferave, në të cilat është zhytur, është gati të shkatërrojë procesin zgjedhor, vetëm e vetëm të mbajë pushtetin. Për këtë arsye, ne i qendrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi parashtruar prej datës 16 shkurt të vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore pa këtë kryeministër, sepse, në fund të fundit, është ky kryeministër dhe kjo qeveri që kanë vjedhur zgjedhjet.

Kërkesat tona janë fare të thjeshta. Kërkesa jonë kryesore është – mos vidh! Po dëgjoni shpesh, që njerëzit më problematikë, që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet, duke blerë vota me krimin e organizuar, na japin leksione mençurie çfarë do të bëjmë me zgjedhjet. Çfarë do të bëjmë me zgjedhjet? Mos vidh! Ju jeni hajdutët e zgjedhjeve, mos i vidhni zgjedhjet! Nuk është çështje dëshire për t’i besuar dikujt që ka vjedhur jo një, jo dy, por tre palë zgjedhje, edhe një palë zgjedhje pa kunërshtarë, siç ishte 30 qershori. Prandaj, qeveria tranzitore është një garanci. Siç funksionon në Maqedoni, le të funksionojë edhe në Shqipëri.


Lulzim Basha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026

Rama dënon gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale, ndan mesazhin e zyrtarit amerikan: Nëse politika ka nevojë për gënjeshtra që të marrë frymë, ajo meriton të mbytet!

15:39 / September 7, 2026

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.