Këngëtarja me famë botërore e origjinë nga Kosova, Era Istrefi, ka publikuar disa fotografi në Instagram të cilat mund të kenë të bëjnë me ndonjë nga projektet e saj të reja muzikore.
“Statuja e lodhjes”, ka shkruar Istrefi si mbishkrim në këto fotografi ku duket se tregon gjendjen emocionale momentale. Ajo mund të jetë lodhur nga puna me orë të zgjatura, gjë që e tregon me mimikat.
Këngëtarja ka bërë edhe ndryshimin në paraqitje duke u kthyer në bjonde. Istrefi do të vijë shumë shpejt me një këngë shqip në duet me motrën e saj Nora Istrefi, por nuk dihet nëse këto fotografi lidhen me atë projekt.