Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ligjet anti-KÇK/ Përgjimet, qeveria i jep dorë të lirë policisë

13:21 / February 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me paketën anti-KÇK, edhe ligji për Policinë e Shtetit pëson ndryshime. Sipas amendamenteve të siguruara nga A2, tashmë policia mund të përgjojë pa nevojën e autorizimit nga prokurori.

Në nenin 131 të ligjit ekzistues, saktësohen 2 parakushte. Përgjimet autorizohen vetëm kur veprimtaria kriminale nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera; e dyta, përgjimet mund të nisin vetëm pasi është marrë dakordësia e prokurorit. Por, në variantin e ri të propozuar nga qeveria, neni 131 riformatohet dhe këto parakushte mungojnë. Përgjimet tashmë janë në dorë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe atyre rajonalë.

Por, veç kësaj, edhe afatet e përgjimit pësojnë ndryshim. Ato mund të zgjasin 3 muaj dhe mund të rinovohen vetëm 1 herë me 3 muaj të tjerë. Përveç përgjimit audio e video, ndryshimet e propozuara nga qeveria përfshijnë edhe gjurmimin e vendndodhjes. Ligji aktual për Policinë e Shtetit detyron asgjësimin e përgjimeve në rast se ato nuk përdoren si prova brenda 6 muajve.

Në riformulimin e nenit, kjo dispozitë është zhdukur, duke lejuar policinë të ruajë përgjimet sipas dëshirës. E tërë paketa ligjore anti-KÇK që qeveria do t’i kalojë Parlamentit, fuqizon edhe ministrin e Brendshëm, duke shtuar institucionet në varësinë e tij.

Të mërkurën, A2 publikoi 2 drafte të tjera të kësaj pakete, atë antimafia dhe për agjensinë që administron pronat e sekuestruara të krimit, sipas të cilave kjo agjensi kalon nga Ministria e Financave te Ministria e Brendshme. Si rrjedhojë, Sandër Lleshaj do të jetë njeriu që do të menaxhojë pasurinë marramendëse që i konfiskohet krimit, që mund të shkojë në disa qindra miliona euro/ A2CNN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

15:21 / August 16, 2026

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

14:39 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.