Një automjet ka shpërthyer në kryeqytet pasditen e sotme. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë me dije se mjeti në pronësi të shtetasit D.H., ishte i parkuar në rrugën “Belul Hatibi” kur ka ndodhur shpërthimi.
Në automjet “ishte vendosu një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.
