Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

1500 fëmijë në spital nga virozat, mjekët apelojnë: Kujdes moshat nga 0 deri në 8 vjeç

22:32 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
virozat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngarkesa më e madhe është në pediatrinë e spitalit “Xhafer Kongoli”, E është gjatë fundjavës ku paraqiten rreth 300 fëmijë. Mjekët bëjnë apel që prindët të kenë kujdes për fëmijët e moshave nga 0 deri në 8 vjeç pasi këto mosha janë më të rrezikuara.

Në pediatrinë e Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan si pasojë e virozave dhe temperaturave të ulëta, vetëm gjatë muajit Janar janë paraqitur reth 1500 fëmijë të grup moshës  0-12 vjec për të marrë trajtim të specializuar. Sipas shefes së shërbimit të pediatrisë dr. Irena Palloshi në pediatrinë e Elbasanit vetëm gjatë ditëve të pushimit numri i fëmijëve ka arritur në gati 300 fëmijë të cilët kanë pasur nevojë për rekomandimet e mjekut pediatër.

“Nga dita e shtunë, e dielë dhe sot janë shtuar shumë rastet. Janë pak a shumë 120-130 paraqitje dhe është shtuar numri i shtrimeve. Zakonisht kanë ardhur fëmijë me temperaturë të lartë por ka edhe fëmijë me bark dhe të vjella”, tha mjekja Pediatre Irena Palloshi

Sipas mjekes Palloshi kjo periudhë bën që fëmijët të kalojnë në gjëndje gripale të shoqëruar me temperaturë. Ajo u bën apel prindërve të bëjnë kujdes kryesisht tek moshat 0-8 vjec pasi është mosha e cila goditet në të shumtat e rasteve si pasojë e epidemive.

Palloshi theksoi se: “Prindërit në radhë të parë t’u ulin temperaturën, t’i hidratojnë fëmijët duke u dhënë sa më shumë lëngje dhe çajra të përgatitura në kushte shtëpie. Dhe të drejtohen tek mjeku i familjes, nëse ai e konsideron të arsyeshme që fëmija të vjë në spital, atëherë le të drejtohet këtu”.

Fluksi më i madh i fëmijëve është gjatë fundjavës në pediatrinë e Elbasanit pasi qendrat shëndetësore janë të mbyllura. Mjekët bëjnë apel që të shmangen ambientet ku ka shumë njerëz në mënyrë të ulet mundësia e prekjes nga virozat.

femijet virozat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Si i rrisin japonezët fëmijët? Metoda që krijon respekt dhe disiplinë

17:31 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.