Pas thirrjes së Drejtorisë së Transportit Rrugor për qytetarët që të regjistrojnë ndryshimin e pronësisë së mjetit që kanë blerë pasi në të kundërt do të gjobiten edhe reagimi ka qenë i menjëhershëm. Sipas të dhënave, rezulton se që nga data 15 janar 2020 kur u hap edhe mundësia për aplikim online për regjistrim e deri më datë 2 shkurt kanë aplikuar gjithsej është 5.672 persona. Kjo është një nga risitë e vitit 2020, që synon regjistrimin e të gjithë mjeteve në pronësi të përdoruesit, që edhe e ka blerë, bën me dije Report tv.
Po ashtu i është dhënë mundësia të çregjistrojnë nga emri i tyre makinën shitësve. Kjo si një masë që i mbron ata nga abuzimet që mund të bëjë përdoruesi i mjetit. Për çregjistrimin e pronësisë aktualisht kanë aplikuar vetëm 135 persona edhe pse rreziku që iu kanoset nëse blerësi nuk regjistron pronësinë është i lartë. Shitësi rrezikon të ngarkohet me gjoba nëse blerësi nuk paguan detyrimet pasi makina figuron ende në emrin e shitësit.
Më 28 shkurt mbyllen aplikimet dhe më pas fillon implementimi i gjobave.
