Paralelisht me Beratin, forca të shumta policore kanë ngritur disa postblloqe dhe po ushtronjnë kontrolle të rrepta ndaj të gjitha mjeteve në qytetin e Fierit.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme të shpërndara nga Policia e Shtetit, FNSH dhe efektivë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Fier janë duke ushtruar kontrolle për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që që qarkullojnë me armë pa leje.
Gjithashtu, në fokus të planit të masave të Policisë janë dhe mjetet e blinduara pa dokumentacionin përkatës, goditja e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimi i mjeteve të vjedhura.
Lexo edhe: Berati në shtetrrethim, dhjetëra efektivë kontrolle në rrugë në kërkim të ‘të fortëve’