Ikona e këngës shqiptare Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 86-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. “Bilbili i muzikës shqipe” mbylli sytë duke lënë pas një karrierë të pasur artistike dhe gjurmë të mirëfillta të artit shqiptar.
Në nder të saj, të gjithë lokalet sot në Prishtinë kanë vendosur që të kenë vetëm muzikë të Pagarushës.
Ajo do të përcillet për në banesën e fundit të dielën në orën 14.30 në Pagarushë, aty ku kishte lindur dhe e kishte lënë amanet.
