Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngacmonin gratë që denonconin burrat/ Akuzat e rënda që janë ngritur ndaj 7 policëve, manipulonin ngjarjet

11:30 / February 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SHÇBA  njoftoi sot se ka pezulluar nga detyra 7 punonjës së policisë së Krujës, të cilat akuzohen se favorizonin kultivimin e kanabisit, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, por edhe ngacmime seksuale të grave që shkonin në komisariat dhe denonconin burrat për dhunë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Abuzuesit e detyrës 2” janë pezulluar për shpërdorim detyre këtë policë;

– Xhevair Babasi punonjës i Patrullës së Përgjithshme;
– Sabri Danaj ndihmës/specialist për Rendin;
– Muharrem Celami, ndihmës/specialist për Rendin;
– Nuri Sefa ndihmës/specialist për Rendin;
– Kadri Daci ndihmës/specialist për Rendin;
– Dervish Sana ndihmës/specialist për Rendin;
– Fatmir Beqaj punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

SHÇBA-ja njofton se është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë së kundraligjshme dhe gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha pranoi kërkesën duke i pezulluar dhe ndaluar daljen jashtë vendit.

Sipas policisë “Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme, ku veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallëzimeve të personave sipas detyrimeve ligjore, etj. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike” thuhet në njoftim.

Këta punonjës policie sipas dosjes hetimore kanë manipuluar ngjarje me plagosje e shkëmbim zjarri si dhe aksidente. Aksidentet me pasoja i kanë raportuar si rrëzime të qytetarëve në trotuar dhe gjithashtu kanë lejuar kultivimin e kanabisit.

Por ajo që është akoma më e rëndë është se dy nga efektivët janë të dyshuar edhe për ngacmime seksuale të grave që kanë denoncuar dhunën e bashkëshortëve në komisariatin e Krujës.

Kruje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.