Artur Metani kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë në daljen e parë publike për mediat në këtë detyrë tha se puna e institucionit të tij do të nisë me vendimet e gjyqtarëve që kanë liruar nga burgu persona të dënuar.
“Në këtë numër ankesah duhet evidentuar sa janë për gjyqtarët, nëse është e zezë apo e bardhë eshtë vlerësim politik që të gjithë mund ta bëjnë, unë s’kam detyrë të bëj vlerësime kam detyrë të monitoroj cdo vendim gjykate, për të ushtruar detyrën që më ka ngarkuar Kuvendi. Nga sot do nis hetimet për lirimet. Të shmangemi nga emrat, rëndësi ka fenomeni përvec emrave publikë ka edhe emra jo publikë ka disa gjykata në të cilat ka ndodhur dhe inspektimi i parë do jetë tematik për të parë ku po ndodh ky fenomen, do bëj publike edhe rastet ku do ndërhyhet dhe si do ndërhyhet”,tha Metani.
Metani u pyet nga gazetarët nëse ka konflikt interesi me detyrën që ushtron si vëllai i sih ministres së PS-së, por ai tha se koha do të jetë treguesi më i mirë.
“Unë vlerësoj që koha është treguesi më i mirë për gjithcka e gjyqtari më i mirë për të gjithë ne”, tha ai.
Metani u bëri thirrje juristëve që të aplikojnë pranë ILD-së, për tu bërë pjesë e këtij institucioni.
“I bëj thirrje juristëve që kanë dëshirë të kontribuojnë në reformimin e organeve të drejrësisë të aplikojnë e i garantoj se do vlerësohen me objektivitietin maksimal. ILD ka gjithë vullentin të përballet me të gjitha shkeljet që diskretitojnë figurën e gjyqtarit e prokurorit. Mua dhe inspektorit na pret një volum e problematik e lartë pune, kemi 900 ankesa që janë dorëzuar gjatë periudhës 2017 -2020, për periudhën deri në shkurt kanë filluar edhe ankeasat e para nga persona juridik apo fizik”, tha Metani.