Pasi u bë pjesë e Sanremos, Alketa Vejsiu u komentua shumë jo vetëm nga media shqiptare, por dhe nga ajo italiane.
Të ndarë në dy pjesë ata që e mbështesnin Alketën dhe të tjerë nuk kishin një mendim fort pozitiv për të, moderatorja shqiptare u vu në qendër të vëmendjes.
Por teksa janë shkruar shumë fjalë për Alketën, ka pasur portale italiane që e kanë ngatërruar atë me dy këngëtare të njohura shqiptare.
“Donnafanpage.it” e ka ngatërruar Vejsiun me Tuna Sejdi, ndërsa “meteoweek.com” me Eni Koçin. Madje “meteoweek” shkruan se moderatorja shqiptare e ka ndezur rrjetin me foto me bikini ndërkohë që në foto shfaqet Eni dhe jo Alketa

