Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Politika është pasioni im”, Sali Berisha tregon si e organizon ditën dhe kujt i kushtohet më shumë

19:04 / February 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç politikës, situatës aktuale, akuzave e deklaratave për kundërshtarët politikë ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 një pjesë të vogël të jetës së tij. Si e kalon ditën, kush është personi që i kushtohet më shumë apo edhe qytetari dixhital. Berisha tregon se e ka pasion politikën dhe se do jetë aktiv deri sa Zoti t’i japë mundësi.

Si e organizoni ditën z.Berisha?

Dita ime mbyllet në 02:00 të natës, prej dekadash, fillon në 07:00-08:00 të mëngjesit. Leximi është tani që kam kohën, ka hapësirat më të mëdha. Shkruaj, jam njeri që shkruaj ditë për ditë. Si pedagog, kurrë nuk lexoja një leksion të vjetshëm, e shkruaja e përpiqesha ta pasqyroja, edhe këtu unë shkruaj çdo ditë.

Aktiviteti fizik është pjesë e ditës. Bëj çdo ditë 10 mijë hapa, janë të dobishëm, norma është 30 minuta në ditë sforcim me rritje të veprimtarisë së zemrës, të tjerat pastaj për të ruajtur një peshë konstante, unë e pëlqej këtë që të ruaj një peshë konstante. Merrem me fëmijët, nipër mbesa..

Veç zonjës tuaj që kaloni një pjesë të ditës, kush është personi në familje që i përkushtoheni më shumë?

Në familje personi që i përkushtohesh më shumë është më i vogli gjithmonë. Pastaj nuk bëjmë diskriminim por sa më shumë rriten aq më shumë kanë dëshirë të veçohen, nuk pëlqejnë patronalizmat e të tjerat.

Qytetari dixhital, sa kohë i kushtoni?

Më shkruajnë shumë, e përpiqem t’i pasqyroj sa më shumë, që qytetarët të kenë një zë publik. Më vjen keq që nuk i pasqyroj të tëra, zgjedh ato ku qytetarët kanë probleme me pasurinë, siç ishte rasti i ikonave të Edi Ramës, që e akuzon tjetrin për arrestim në Paris se kanë shit ikonat. Çfarë thonë për qeveritarët unë kam prirje t’ia njoftoj publikut. Nuk shtoj asgjë nga vetja ime, bëj deklarata, por çka thonë ata nxjerr ç’thonë ata. Pavarësisht se Edi Rama ka hapur 13 padi ndaj Sali Berishës, por nuk ka një padi ndaj Gjergji Thimios, i cili i thotë më hidh në gjyq jam i gatshëm për ndjekje penale, ke qenë dy herë i arrestuar për shitje ikonash të vjedhura në Paris, ia thotë edhe vitet. E keni dëgjuar Edi Ramën të reagojë ndaj kësaj, sepse e kap ligji i dekriminalizimit, nuk reagon dhe hedh Berishën në gjyq. Pse? Se unë botoj një shkrim të ‘BalkanËeb’ apo të ndonjë portali tjetër ku i them lexuesve lexojeni..

Vitet kalojnë ju mbeteni shumë aktiv në politikë, edhe për sa gjatë e mendoni veten kaq aktiv?

E vetmja gjë që nuk e kam në dorë, e ka Ai që është sipër. Sa të më japë Ai mundësi unë… politika është pasioni im, por varet prej tij dhe unë i zbatoj me rigorozitet urdhrat e tij.

politika tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.