Në një video të postuar në mediat britanike, shihen momente të frikshme ku një avion vërtitet në ajër nga era e fortë. Në disa momente duke sikur do të rrëzohet por më pas vijon udhëtimin shumë ulët me tokën.
Për shkak të kësaj stuhie në Britaninë e Madhe janë ndërprerë udhëtimet me tren, fluturimet dhe udhëtimet me traget. Stuhia ka një forcë të regjistruar prej 129 km/h. Të paktën 10 kompani hekurudhore kanë shpallur publikisht lajmërimin e ndërprerjes së udhëtimeve.
Aeroporti i Londrës “Heathrow” dhe disa kompani ajrore, kanë zgjedhur t’i unifikojnë fluturimet për të reduktuar numrin e atyre që do të eliminohen.
Ndërsa kompania “British Airways” ka vendosur t’i transferojë pasagjerët në aeroporte të tjerë. “Virgin Airlines” i ka anuluar disa udhëtime. Uragani Ciara pritet të sjellë shira dhe rrebeshe të fortë.