Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Anti-Shpifja/ Delegacioni i Komisionit të Venecias zbarkon në Tiranë, zbardhet axhenda

09:23 / February 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka mbërritur në Tiranë për Paketën Anti-shpifje Delegacioni i Komisionit të Venecias. Ky delegacion me mision fakt-mbledhës do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të politikës, por edhe me përfaqësues të Autoritet të Medias Audiovizive, në një periudhë prej tre ditësh, për të mbledhur fakte dhe mendime në lidhje me një prej çështjeve më të diskutuara në vend gjatë muajve të fundit.

Axhenda e këtij delegacioni do të nisë me një takim me zv.kryeparlamentaren Vasilika Hysi në kryesinë e Kuvendit e më pas me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend.

Më pas, 10:05-10:45, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të kenë një takim me grupin parlamentar të PS, dhe 10:50-11:30 me grupet e opozitës. Në agjendën e Komisionit të Venecias në Kryesinë e Kuvendit, në orën 11:35 me 12:30 është parashikuar edhe takimi me Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik.

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues nga Këshilli i Ministrave.

Me presidentin Ilir Meta, i cili kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend, delegacioni do të takohet ditën e martë, në ambientet e Presidencës,e më pas me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ,kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca.

Paketa Anti-shpfije u dërgua në “Venecia” nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri “një hap pas”, duke mos e votuar një prej projektligjeve në Kuvend pa marrë parasysh opinioni e Komisionit të Venecias.

Paka Anti-shpifje është kundërshtuar nga komuniteti i gazetarëve në vend, të cilët kanë dalë edhe në një protestë duke e cilësuar si një censurë të lirisë së shprehjes, por mazhoranca nga ana e saj kërkon që të ketë ndryshime në ligj, në mënyrë që jo kushdo të ketë mundësi të shpifë për këdo, pa pasur asnjë fakt.

Ndërkohë një tjetër delegacion i Komisonit të Vencias do të vijë në Tiranë në datat 13 dhe 14 shkurt, pas kërkesës së Kuvendit, për të shqyrtuar ligjin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas përplasjes mes Presidentit dhe Parlamentit. Çështje kjo që do të shqyrtohet në 20 mars në seancën plenare të Komisionit te Venecias.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.