Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fatmir Mediu “zhvishet” nga modestia: Takohem shpesh me djalin e Donald Trump, por mos më kërkoni detaje (Video)

20:46 / February 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar njohjen e tij me djalin e Donald Trump, Donald Trump Junior. I ftuar në ABC News, Mediu tha se djalin e Trump e ka takuar disa herë, dhe se në politikën amerikane ka shumë njohje. “E kam takuar edhe 2-3 herë të tjera”, tha Mediu për ABC News, pa pranuar të japë detaje për rrethanat e njohjes me të. “Unë kam marrëdhënie të mira dhe të qendrueshme me politikanët në SHBA, njohje që i kanë shërbyer të dyja palëve, sepse SHBA-të janë gjithnjë të interesuara për Shqipërinë dhe gjithë rajonin. Kur anëtarë të Kongresit apo Senatit kanë ardhur në Shqipëri u kam mundësuar takime të ndryshme me politikanë të të gjitha kaheve”, tha Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e qeverisë Berisha, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mbështesin Edi Ramën si kryeministër, por vendin dhe marrëdhëniet strategjike.

“Ata mbështesin çdo lloj veprimi dhe çdo reformë që bëhet në raport me Kushtetutën. Ata nuk mbështesin individin por se çfarë ai përfaqëson. Në rastin konkret Pompeo e ka pritur Ramën si Kryeministër por edhe si Kryesues i radhës i OSBE-së. Si Rama ka qenë edhe Meta për darkë me Pompeon. Nuk mund të kënaqemi nga ky lloj takimi. Marrëdhëniet me Ramën janë institucionale. SHBA nuk mbështet një person të caktuar. Mund të mbështesin zgjidhjen më të mirë që një politikan jep për çështje të caktuara”, tha Mediu.

mediu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.