Kanë mbërritur në Tiranë ekspertët ODIHR të cilët do të asistojnë në tryezën katërpalëshe të reformës zgjedhore.
Ata pritet të zhvillojnë një takim me grupin e punës së reformës në oren 17:00 për të mësuar në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftimit të reformës.
Ekspertët e ODHIR do të ndërhyjnë për pikat që palët nuk bien dakord si dhe do të shikojnë nëse dokumenti që do përgatitet nga pala shqiptare është në përputhje me rekomandimet e bëra nga ODHIR.
