“Ata që vijnë nga Amerika në Tiranë ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë”.
Kjo ka qenë një ndër batutat e kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet.
Batuta ka shkaktuar të qeshura tek të ftuarit dhe ambasadorët e huaj në Pallatin e Brigadave.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se ambasadorët e huaj dëshirojnë të rikthehen në Tiranë edhe pasi kanë mbaruar misionin e tyre. Ai tregon edhe njw rast tw tillw.
Në mbyllje të fjalimit, Rama tha: “nuk jemi keq kur sheh se si u shkëlqejnë sytë ambasadorëve”, referuar Ambasadorjes së SHBA Yuri Kim, e cila nuk e mbajti të qeshurën në ato momente.
“Ka ambasadorë që janë në vende shumë të larta në Europë dhe duan të kthehen në Tiranë.
Dhe mora vesh njërin, dhe i shkruajta e-mail duke e pyetur “është e vërtetë që do të kthehesh në Tiranë?”. Po tha pasi kam parë Tiranën, i kam parë të gjithë kontinentet. Ky është një vend që gjithmonë duan të kthehen. Ata që vijnë nga Amerika ndjehen si Papa kur shkon në Argjentinë. Tirana është Amerika jonë e vogël. Megjithatë koha ka përparuar dhe Amerika kërkon ndryshime”, tha ndër të tjera Rama.
