Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Eksluzive/ Propozimi i pazakontë: T’u merren lekët atyre që i përfituan padrejtësisht dhe të ndërtojmë rrugën e fshatit

21:25 / February 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej dy vitesh banorë të fshatrave të Macukullit e Derjanit në rrethin e Matit ankohen se nuk përfituan dëmshpërblim për tërmetin e 11 gushtit 2018, ndërkohë sipas tyre përfituan padrejtësisht ish zyrtar të Bashkisë Mat dhe ato të njësive administrative.

Banorët e fshatit Barbullej në njësinë administrative Derjan pasi u ankuan në të gjitha institucioneve dhe e mediatizuan shqetësimin e tyre vendosën t’i drejtohen organeve të drejtësisë.

Ato kanë kallzuar në Prokurorinë e Matit ish zyrtarët vendorë se kanë abuzuar me fondet e Emeregjencave Civile duke shpërblyer persona shtëpitë e të cilëve nuk janë dëmtuar nga tërmeti. Madje ish vendorët morën fonde për vete dhe të afërmit e tyre, paçka se nuk banojnë prej dekadash në rrethin e Matit.

Ahmet Rami, banor i fshatit Barbullej thotë se do të shkojë edhe në Prokurori për të kërkuar ndëshkimin e ish zyrtarëve që abuzuan me fondet publike. Ai shton se do të kërkojë kthimin e parave të marra padrejtësisht nga disa banorë të zonës.

“Unë do të kërkoj nga organet e drejtësisë të mundësojë kthimin e parave të përfituara në rrugë të paligjshme dhe me ato para të ndërtohet rruga e fshatit. Janë më shumë se 100 milion lekë të përfituara në rrugë abuzive vetëm në fshatin Barbullej. Me ato lekë ne mund ta shtrojmë rrugën me asfalt. Këtë do ta kërkojmë me këmbëngulje deri në fund”, tha Rami.

86191666 554460428480476 8083976999170736128 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.