Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ahmetaj publikon shifrat: Dhjetë mijë banorë ende në çadra, ja sa pallate dhe banesa duhen shembur në Tiranë

10:57 / February 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka bërë me dije se ende pas tërmetit të 26 nëntorit janë 10 mijë e 23 banorë ende në çadra të pavendosur në shtëpi. Kurse 12 mijë të tjerë sipas tij kanë përfituar bonusin e qirasë.

Më tej Ahmetaj sqaron se nga vlerësimi i thelluar deri tani në Tiranë dalin 115 pallate dhe 1523 banesa për t’u shembur me një procedurë të thellë.

”Të gjitha pikat do të përmblidhen në një prezantim të shkurtër. Fokusi sot do të jetë tek ecuria, zonat e reja, shpronësimet, modelet e banesave, raporti përfundimtar dhe projekti me entin kombëtar të banesave të Turqisë.

Jemi në nivelin ku 51 mijë e 106 banesa ndërsa 8 125 banesa janë të pabanueshme. Vazhdon vlerësimi i thelluar në Tiranë dhe Institutit të Ndërtimit i cili parashikohet të përfundojë në fillim marsi apo fund prilli. Kam sjellë disa statistika qoftë në zonën jashtë Tiranës qoftë brenda Bashkisë së Tiranë.

357 pallate të inspektuara thellësisht, 242 për rikonstruksion, 115 janë për t’u shembur me procedurë të përshpejtuar.

Ndërkohë janë 1523 banesa për t’u shembur. Sa i përket shkollave janë inspektuar 79 teksa 72 janë për rikonstruksion. Shumë shpejt do të kalojmë në fazën e dytë. Po ashtu edhe për qendrat shëndetësore. Bashkia e Tiranës është një hap mbrapa por ka filluar ‘working process’. Në të gjithë vendin janë 10 mijë e 23 ende në çadra ndërsa 12 mijë banorë kanë përfituar bonusin e qirasë. Me lejet e ndërtimit kemi avancuar duke dhënë 1455 me procedurë të përshpejtuar.

Aplikimi në platformë do të jetë detyrim ligjor. Bën të mundur përfitimin në raport me dëmin dhe frymët në familje, qoftë në aspektin financiar apo metrave katrorë.

Janë më shumë se 14 mijë aplikime. E filluam me 200 aplikime në ditë, arritëm në 2000.

Në portalin unik të Rindërtimit kemi të gjithë informacionin për çdo donacion, aktivitet apo veprim. Do të administrohet nga AKSHI. Organizatat të sjellin informacion që çdo gjë që ndodh në procesin e Rindërtimit të jetë në këtë website.

Planet e detyruara vendore mbarojnë kryesisht me 17-20 marsit. Shpronësimet, janë një element shumë i rëndësishëm. Ata që shpronësohen në zonat me zhvillim të detyruar shpronësohen 100 % për metër katror me çmimin e referencës. Komisioni i posacëm ka nisur punën me intensitet. Enti i banesave ka përfunduar procesin e marrjes zyrtarisht të modeleve, do jenë 1+1; 2+1; dhe 3+1 në bazë të ligjit.‘’- tha Ahmetaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani ende pa marrëveshje

08:27 / August 17, 2026

Zjarr i madh në Qishbardhë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

08:22 / August 17, 2026

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 2026

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.