Data 12 shkurt do të mbetet kujtimi më i veçantë për Ledina Çelon. Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë dedikimin më emocionues.
Një foto bardhë e zi e së ëmës, në të cilën shkruhet: “Gëzuar datëlindjen, e bukura ime!”, ka qenë kjo një mënyrë që Ledina të kujtojë personin më të dashur për të. “Më mungon, mami!”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa nuk mund të mos vihet re bukuria dhe fisniëria që të lënë pa fjalë.
Ledina publikon çdo vit në të njejtën datë foto që sjellim shumë kujtime për të, duke ndarë në këtë mënyrë nostalgjinë me ndjekësit në rrjet