Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dhëndri i Berishës ndërton kompleksin 20 milionë eurosh, numri 2 i PS del me paralajmërimin e fortë: Drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht!

15:41 / February 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit në media të lajmit se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha po ndërton një kompleks pallatesh me vlerë 20 milionë euro.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, numri dy i PS, Balla thekson se ai që mendon se akuzat për korrupsion gjatë kohës në opozitë në vitin 2012 i kam patur vetëm pjesë të retorikës politike, e ka shumë gabim. E vërteta vonon, por nuk harron!

Sipas tij, Drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht!

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh, shtatë vite pasi qeveria e Sali Berishës i “falte” fushat e futbollit të kompleksit “Partizani” në qendër të Tiranës.

Kush mendon se akuzat për korrupsion gjatë kohës në opozitë i kam patur vetëm pjesë të retorikës politike, e ka shumë gabim. E vërteta vonon, por nuk harron!

Drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht!

Në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. E kam denoncuar këtë akt të rëndë korruptiv në atë kohë për shumë ditë me radhë, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive.

Prej dy ditësh mediat kanë publikuar dokumenta të reja që tashmë konfirmojnë se bashkëshorti i vajzës së Sali Berishës zotëron tashmë 35% të gjithë kompleksit të pallateve të ndërtuar mbi fushat e futbollit.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë. Por sipas dokumentave të publikuara nga media “familjari i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, pra shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues”… “Kompania “Homeplan” në bashkëpunim me “Kontakt” kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvillimore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.