Vajza e artistit shqiptar, Robert Aliaj ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në fazën e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids” në Belgjikë.
Ajo është lindur dhe rritur në këtë shtet dhe tani ka vendosur të hedhë edhe hapat e para drejt suksesit.
Gala konkuroi me këngën “Don’t knoë ëhy” të Norah James bëri që të katër antarët e jurisë të kthenin karriget që në sekondat e para të këngës.
Fitorja e parë e Galës në konkursin e rëndësishëm ka gëzuar familjarët e saj, sidomos Robertin, i cili në vieon e publikuar nga fituesi i Big Brother, Arbër Çepani duket se është hedhur përpjetë nga gëzimi.
Juria e spektaklit është mahnitur nga zëri dhe performanca e saj e veçantë dhe në fund kanë përfunduar duke u ‘zënë’ se kush do e merrte në skuadër.