Misioni i BE në Tiranë ka publikuar sot një mesazh me video, në funksion të Konferencës së Donatorëve për Rindërtimin e Shqipërisë nga tërmeti, që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.
“Tërmeti me magnitudë 6.3 që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar dëmtoi rëndë mijëra ndërtesa, përfshirë edhe spitalet, – njofton Misioni i BE. – Dr.Agron Lala nga spitali i Laçit tregon tmerrin e asaj dite dhe shpresën e tij për rimëkëmbje. Më 17 shkurt, Komisioni Evropian do të organizojë konferencën ndërkombëtare të donatorëve për Shqipërinë në mbështetje të rindërtimit.”