Ky Shën Valentin e gjeti çift Genta Ismajlin, e cila po shijon dashurinë e saj me partnerin turk, Usta.
Ata shfaqen kudo bashkë, teksa kanë hapur dhe një llogari të përbashkët në Instagram e mesa duket kanë planifikuar dhe martesën.
Këtë vit ajo zgjodhi të bëjë një mesazh publik për të dashurin e zemrës duke i qenë mirënjohëse për gjithë jetën e saj.
“Jeta na jep shumë gjëra për të qenë falenderues. Falenderoj Zotin për ty. Ti je një bekim në jetën time. Të dua zemër”- shkruan këngëtarja krahas fotos së publikuar.
