Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rregullorja e re/ Kush konsumon energji në formë të paligjshme do paguajë kilovatët

13:40 / February 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oshee larg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kushdo që vjedh energjinë elektrike do të penalizohet me ‘gjobë kilovatësh”, që nënkupton konvertimin e sasisë së konsumuar në formë të paligjshme, në lekë. Gjithçka parashikohet në rregulloren e re të Entit Rregullator të Energjisë për llogaritjen dhe vendosjen e dëmit ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike, që tashmë ka hyrë në fuqi. Paralelisht, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur organizimin e funksioneve dhe ndarjen e detyrave për kontrollet në terren.

Ndërkaq, sa I takon çmimit me të cilin do të përllogaritet sasia e vjedhur e energjisë, rregullorja përcakton se çmimi i energjisë elektrike, i cili do të shërbejë për përllogaritjen e kundravleftës të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, do të përcaktohet mbi bazën çmimit mesatar të ponderuar të energjisë elektrike për njësi kwh,të blerë për mbulimin e humbjeve në periudhën që do të faturohet dëmi ekonomik, kostot e transmetimit dhe kostot e rrjetit në të cilin është kyçur përdoruesi për secilën kategori të tij.

OSSH do të lëshojë fatura për dëmin ekonomik të shkaktuar, ndërkohë që çdo përdorues i rrjetit ka të drejtën e ankimit në OSSH apo pranë ERE-së, në rast se kundërshton faturën e demit ekonomik të vendosur nga OSSH, ose pretendon se OSSH nuk ka ndjekur dhe zbatuar rregulloren. Ankesa duhet të trajtohet brenda 7 ditësh nga paraqitja e saj./SCAN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.