Bilanci sa vjen e rëndohet nga virusi më vdekjeprurës i shekullit: Koronavoirusi.
Numri i personave që kanë humbur jetën nga ky virus në Kinë ka shkuar në 1665.
Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë. Ndërkohë vetëm për këtë fundjavë janë konfirmuar 2009 raste të reja të personave të prekur nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë që shumica e viktimave janë regjistruar në Hubei.
Provinca Hubei dhe kryeqyteti i saj, Wuhan, ndodhen në karantinë pothuajse të plotë që nga 23 janari. Shkollat, fabrikat dhe zyrat janë mbyllur dhe shumica e linjave të udhëtimit janë ndërprerë.“Reuters” shkruan se jashtë Kinës, deri më tani janë regjistruar rreth 500 raste në dhjetëra shtete dhe territore, ndërsa katër persona kanë vdekur. Ndërkohë, në Paris një turist kinez humbi jetën nga virusi.