Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkrimtari serb lë pa fjalë shqiptarët: Zoti Kurti, dërgojeni Serbinë në gjyq për gjenocid

21:40 / February 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Milos Ciric, shkrimtar serb dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ka uruar qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë.

Ai në një opinion të publikuar në “BalkanInsight”, ka kërkuar nga kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, që të padisë Serbinë për krimet e luftës dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, Kosova është vonuar në këtë proces.

“Kryeministri i ri nuk duhet të bëjë premtime që ai nuk mund t’i mbajë. Qeveria e tij e re ka detyrim moral ta bëjë pikërisht atë që është zotuar. Nëse jo, Kurti do të bëhet një udhëheqës tjetër i Kosovës që pështyn në fytyrat e panumërta të qytetarëve, vetëm për të shënuar pikë politike, siç ka bërë Presidenti Thaçi. Dërgojeni Serbinë në gjyq për gjenocid dhe krime lufte kundër popullit tuaj, zoti Kryeministër! Procesi është vonuar shumë”, ka shkruar Ciric.

Ciric ka kujtuar se për më shumë se 50 vjet populli i Kosovës i është nënshtruar racizmit sistemik, diskriminimit, poshtërimit dhe degradimit nga Serbia, me miratimin e heshtur të të gjitha ish-republikave të tjera jugosllave.

Në këtë shkrim, aktivisti serb ka goditur rëndë presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe homologun e tij nga Kosova Hashim Thaçin.

Ai ka treguar se Serbinë bashkëkohore, të thuash të vërtetën për shkatërrimin që shteti serb u ka shkaktuar miliona jo-serbëve vlerësohet si propagandë anti-serbe.

“Sjellja zyrtare e Serbisë mbetet e pandryshuar dhe ndjek drejtimin e regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar ai, përcjell Bota sot.

Aktivisti serb ka këshilluar Kurtin që të mos përsëris gabimet e së kaluarës.

“Derisa shteti i Kosovës hyn në një fazë më të pjekur, udhëheqësi i saj i ri, Albin Kurti, nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës – dhe të krijojë një marrëdhënie më të barabartë me Serbinë dhe botën”, ka shkruar Milos Ciric.

shkrimtar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.