Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VIDEO/ Njihuni me Tonin, shqiptarin nga Kroacia që u bë hit në të gjithë Ballkanin

20:29 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
toni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Nuk ka grip. Në 82 vite, kurrë i sëmurë, kurrë nuk kam shkuar te mjeku. Turp, pensionistët shkatërruan shëndetin. Më dhemb dora, më dhemb këmba, më dhemb gjithçka … bëj palestër, të q***** “,  kështu pensionisti Toni nga Kroacia iu përgjigj kamerave televizive për pyetjen nëse ekziston gripi me të cilën u bë hit në rajon. Videoja vetëm për disa ditë ka arritur 300.000 klikime në kanalin YouTube dhe është shpërndarë në mënyrë masive në rrjetet sociale.

Talat Selmani i njohur si “Toni modeli” ka lindur në Shqipëri kurse në Zagreb është zhvendosur në vitin 1960. Ai ka përjetuar shumë sfida në jetë. Pavarësisht se ishte i punësuar në Telekomin kroat, ai punonte par-time edhe si model.

“Isha modeli i parë në Jugosllavi. Kam bërë reklama për firma të njohura Varteks, Kamensko, Pitrallon, kam reklamuar ushqime, pije, rroba, kozmetikë. Kam luajtur rolin e një sheiku në një reklamë për InterContinentalin. Reklamën e fundit për Pitrollon e kam bërë dhjetë vjet më parë. Gruaja ime, e cila është gruaja më e bukur në botë, gjithashtu ka bërë disa reklama me mua”, tha Selmani për mediat kroate.

Ai zbuloi se gjyshi i tij, i cili u kujdes për të pas vdekjes së prindërve të tij, vdiq në moshën 102 vjeçare.

“Ai vdiq për një ditë dhe kështu edhe unë dua të shkoj”, pohon Toni.

Me publikun ai ndau disa këshilla të cilat ai vetë i zbaton, për një jetë të shëndetshme dhe vitale. Në mëngjes ai fillon me ushtrime. Lahet me ujë të ftohtë, dhe pastaj fillon me punët gjatë ditës. Çdo ditë ai rreth tre orë bën ushtrime fizike, kalon shumë kohë në natyrë, por gjithashtu mediton. Ushqehet me çdo gjë që dëshiron, por është i kujdesshëm dhe i matur. Në vitet e fundit ai nuk ka ngrënë mish, kurrë nuk ka pirë cigare, dhe çdo mëngjes pinë nga një gotë të vogël me raki.

hit popullor\ shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.