Postimin e mëngjesit të kësaj të enjte kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar për të dhënë një lajm të mirë për një nga akset kombëtare më të rëndësishme.
Duke postuar foto nga punimet në Facebook, Rama shkruan se rruga Tiranë-Elbasan do të jetë e kalueshme këtë pranverë.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga kantieri i punimeve për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, e cila pas problemeve pafund më në fund do të përfundojë, e do të jetë e kalueshme këtë pranverë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



