Protesta e studentëve do të vijojë dhe këtë të enjte, por ndryshe nga një ditë më parë, sot ata do të mblidhen para Parlamentit.
Një ditë më parë ata zgjodhën të protestonin para ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Vendimet e fundit të qeverisë duket se nuk mund ta shuajnë protestën e studentëve të cilët vijojnë të këmbëngulin në plotësimin e tetë pikave.
