Drejtoresha e Zyrës Arsimore Rajonale të Matit është shkarkuar pas një numri rekord ankesash në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Ka qenë vetë ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini që ka bërë të ditur vendimin në një deklaratë për mediat.
“Para pak kohësh një emision televiziv publikoi rastin e një mesuesje e cila duhej të ecte dy orë në këmbë për në shkollën ku jepte mësim. Zyra arsimore Mat nuk e kishte sistemuar afër shtëpisë, mund të jetë e drejtë se nuk ka pasur vende të lira afër, por është momenti për ta parë këtë rast .Ka pasur një numër rekord ankesash në portal, në drejtim të kësaj zyre arsimore, për mosrespektim të ligjeve, për mungesën etik të komunikimit dhe për këtë është marrë vendimi për pezullimin nga detyra të drejtueses së Zyrës Arsimore rajonale në Mat.”-tha Shahini.
