Dy të rinj nga Tirana janë vënë në pranga nga policia e Lezhës për tentativë trafikimit të emigrantëve. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Lezhës, B.B, 29 vjeç dhe I. L., 24 vjeç dyshohet se kundrejt një mijë eurove kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë.
“Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarve. Ata akuzohen për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë” dhe “Mashtrim”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme”, thotë policia.
