Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet në Poznan të Polonisë në 4 dhe 5 korrik 2019, me një event të vogël më 3 korrik.
Kjo u bë e ditur nga Wieslaw Tarka, koordinatori i samitit në emër të Ministrisë së jashtme të Polonisë gjatë një tryeze diskutimi me temë “Procesi i Berlinit vazhdon: çfarë duhet të presim nga Poznan?”, organizuar në Beograd.
Më 4 korrik ministrat e Ekonomisë, të Brendshëm dhe të Punëve të Jashtme do të kenë takime të ndara. Edhe Forumi i Shoqërisë Civile pritet po atë ditë. Dita e dytë e samitit është rezervuar për takimin e liderëve. Në Procesin e Berlinit është e përfshirë edhe Shqipëria.
