Sonila Meço ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not” ku ka folur gjatë për jetën e saj private dhe profesionale.
Gjatë intervistët kur është pyetur se çfarë mendon për Alketa Vjesiun, Sonila shprehet se ajo i ka bërë një surprizë shumë të bukur dhe do e kujtoje gjithë jetën e saj.
“Alketa më ka dhënë kujtimin më interesant të jetës. Drini bashkëshorti im është natyrë krejt e kundërt nga e imja, flet pak dhe më shumë vëzhgon, i qetë, jo impulsiv. Alketa bëntë një program dhe idea ishte që të më bënin mua një surprizë. Kishte telefonuar së bashku me Vera Grabockën, Drinin. Unë do hyja në studion e lajmeve dhe gjej tullumbace etj etj dhe më thonë shiko promterin pak para se të fillonin lajmet dhe aty ishte një letër që më kishte shkruar Drini mua. Përlotem etj etj dhe mendova se mbaroi këtu. Por nuk kishte mbaruar, kishin një muaj që përpunon Drinin që të vinte në studio. Drini për herë të parë ka dalë në studio me mua për të bërë një intervistë dyshe. Më kujtohet që Drini hyri i tharë dhe doli tërësisht i djersitur dhe kur dolëm më tha “Sonila të paktën e quan një provë dashurie këtë?” E quaj i thashë”, shprehet Sonila.