Sot pasdite, në orën 17.00 do të mbahet manifesti i Presidentit Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i shtetit ka thirrur qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës siç është shprehur ai nga ajo që e quan grushti shtetit.
Manifestime me mimoza dhe flamuj kuqezi ne duar eshte parashikuar që të nisë në orën 17:00, për të vijuar me një parakalim përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.
Nje dite me pare presidenti i vendit, Meta, kujtoi shqiptaret qe te kene me vete vetem flamujt kuqezi dhe lulet mimoza meqenëse po vjen pranvera.
“Nesër ka vetëm një gjë rëndësi protesta dhe manifestimi të jetë sa më paqësor, vetëm me flamuj kuqezi, me mimoza meqë po vjen pranvera dhe thirrjet E duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe liri demokraci. Nesër në 2 mars ju pres të gjithëve atje. Rroftë Kushtetuta, rroftë sovrani… poshtë oligarkët.”- tha dje Meta.