Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend foli dhe për situatën aktuale në botë nga koronavirusi.
“Së pari dua të ritheksoj edhe njëherë domosdoshmërinë që qytetarët të mos i referohen burimeve jo zyrtare lidhur me koronavirusin dhe të mbrohen nga infodemia që si e nënvizon OBSH dhe e theksoj edhe unë, përbën një kërcënim serioz në përpjekjen për të përballuar epideminë. Të mos i referohen të dhënave false e klikimeve marramendëse në burime të infektuara, prej të cilave qytetarët duhet të ruhen e të mbrohen me vetëdijen se këto burime shkaktojnë alarme krejtësisht të pakëshillueshme në kushtet kur duhet përballuar epiodemia”- tha Rama.
