Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Burri u nis për në Greqi, por ra nga shkëmbi dhe pësoi dëmtime në tru”, rrëfimi i trishtë i gruas që jeton në varfëri të tejskajshme

17:57 / March 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të familjes Zeneli nga Lushnja. Landa Zeneli rrëfeu në studio varfërinë e tejskajshme, por edhe problemet e shumta shëndetësore që ajo dhe bashkëshorti i saj po kalojnë.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, vajzës 22 vjeç dhe djalit 14 vjeç. Varfëria e madhe e detyroi burrin e saj të ikte në Greqi nga mali, por gjatë rrugës ai u rrëzua nga shkëmbi dhe pësoi dëmtime në tru. Landa tregoi se sot bashkëshorti i saj nuk shikon dhe ka çrregullime mendore.

Mirela Milori: Kur erdhën në jetë fëmijët?

Landa Zeneli: Goca në 15 Qershor të vitit ’97!

Mirela Milori: Sa fëmijë ke?

Landa Zeneli: Kam dy! Djali erdhi në 8 Shtator të 2008-ës.

Mirela Milori: Keni pasur një jetë të vështirë dhe burri vendosi të iki në Greqi, të emigrojë?

Landa Zeneli: Po mori rrugën, se ka qenë fukara në kulm, vuajmë për të ngrënë për të pirë, pa shtëpi, pa asgjë, si mos më keq. Iku dhe ra nga shkëmbi, iu hap kapaku i kokës.

Mirela Milori: Pra vajti emigrant në Greqi? Iku pa dokumente?

Landa Zeneli: Po malit!

Mirela Milori: Aty i ndodh aksidenti, apo vajti në Greqi punoi ca kohë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Landa Zeneli: Jo gjatë rrugës së pyllit, i ndodhi aksidenti.

Mirela Milori: Në çfarë viti?

Landa Zeneli: S’e mbaj mend, por e kisha gocën.

Mirela Milori: E kishe vajzën, por djalin jo?

Landa Zeneli: Djalin jo!

Mirela Milori: Domethënë para 2008 ka ndodhur!

Landa Zeneli: Po! Ra në gjendje kome, gjendje të rëndë.

Mirela Milori: Sa kohë ndenji në gjendje të rëndë?

Landa Zeneli: Po ndenji ca, vuajta ca kohë nëpër spitale, u verbua nga sytë, iu hap kapaku i kokës.

Mirela Milori: Dhe në çfarë gjendje mbeti pas këtij aksidenti?

Landa Zeneli: Tani nuk më sheh, është me të meta mendore, ikën kot më kot, s’është për vete. Si mos më keq dhe ai.

dëmtime në tru Greqi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi, 3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos

19:00 / August 17, 2026

Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

18:41 / August 17, 2026

Pas dorëheqjes së Arben Carës, emërohet drejtori i ri i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

17:40 / August 17, 2026

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.