Ka nisur manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Një numër i madh banderolash po tërheqin vëmendjen gjatë manifestimit.
“E ke dh* krejt, nëse bie Kushtetuta, kemi Kanun”, shkruhet në banderolën e mbajtur nga qytetarët.