Presidenti Meta gjatë fjalës në podium para njerëzve të mbledhur në shesh ka renditur arsyet se pse e thirri këtë protestë. Ai tha se drejtësia është kapur prej fyti dhe se ajo bëhet me regji nga sekti anti-shtet.
“S’ulemi para askujt veç para Kushtetutës. Votuam sovranitetin që i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si presidenti juaj, si i vetmi institucion legjimit që ka mbetur për të dëgjuar zërin tuaj, sepse kur institucionet bien, ngrihet populli, dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve. Jeni këtu sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dy botë antagoniste, në botën kuqezi dhe në grupin e vogël meskin e puçist të oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë”, tha Meta.