Bashkimi Europian ka ngritur shkallën e vlerësimit të rrezikut për shpërthimin e koronavirusit, duke paralajmëruar se tani ekziston një rrezik i moderuar deri i lartë i transmetimit të qëndrueshëm në vendet anëtare të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në javët e ardhshme.
Paralajmërimi vjen mes një rritje të rasteve në Europë dhe në të gjithë botën.
Në një konferencë për shtyp të Komisionit të BE-së, Komisionerja për Shëndetësi Stella Kyriakides njoftoi se Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) kishte ngritur nivelin e rrezikut, pasi blloku përpiqet të bashkërendojë përpjekjet për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.
Siç bëhet e ditur, BE-ja tani ka mbi 2100 raste të konfirmuara në 18 shtete anëtare dhe dhjetëra viktima deri më tani. Këto shifra përfshijnë gjithashtu raste në Mbretërinë e Bashkuar, Monako, San Marino dhe Zvicër.