Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Raporti i KE, Rama: Tregoi se i kemi kryer me sukses detyrat e shtëpisë për integrimin, vendimi i takon vendeve të BE

21:30 / March 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama reagon pas publikimit të raportit nga Komisioni Evropian, në të cilin thuhej se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.Përmes një mesazhi në “Facebook”, duke mos komentuar manifestimin e Presidentit Ilir Meta, Rama thekson se ky raport tregon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave.

Reagimi i Ramës:

Ja çfarë thuhet në konkluzionin e Raportit të Progresit, që u publikua SOT nga Komisioni i Ri Europian:

NËN DRITËN E PROGRESIT DOMETHËNËS DHE TË FAKTIT SE KUSHTET E VENDOSURA UNANIMISHT NGA KËSHILLI EUROPIAN NË QERSHOR 2018 U PLOTËSUAN, KOMISIONI I REKOMANDOI KËSHILLIT EUROPIAN NË PAKETËN E ZGJERIMIT 2019, HAPJEN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM ME SHQIPËRINË. NË TËRËSI, SHQIPËRIA KA SHTUAR PËRPJEKJET DHE KA ARRITUR REZULTATE TË MËTEJSHME E TË QËNDRUESHME NË FUSHAT KYÇE TË IDENTIFIKUARA NË KONKLUZIONET E KËSHILLIT NË QERSHOR 2018. SI RRJEDHOJË, BAZAT E REKOMANDIMIT TË KOMISIONIT NË 2019 PËR TË HAPUR NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË MBETEN NË FUQI.

Pra, Komisioni i Ri Europian, jo vetëm rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, por rikonfirmon duke e përforcuar, rekomandimin e Komisionit paraardhës, vitin e shkuar! Kjo do të thotë se Shqipëria i kishte kryer dhe ka vazhduar t’i kryejë me sukses detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave.A i hap apo nuk i hap Këshilli Europian negociatat paskëtaj, kjo është POLITIKË dhe u takon vendeve anëtare të vendosin, jo Shqipërisë!A e gjejnë apo nuk e gjejnë vendet anëtare konsensusin e nevojshëm për t’i dhënë Shqipërisë ATË QË I TAKON, kjo varet nga sa arrinë ato të harmonizojnë interesat e përveçme me interesin e përgjithshëm!Hapen nuk hapen negociatat në mars, në qershor, në tetor apo në dhjetor, të këtij a të vitit tjetër apo të tjetrit pas tjetrit, kjo nuk është në dorën tonë po në duart e 27 vendeve anëtare të BE-së! NË DORËN TONË ËSHTË TË BËJMË ME SUKSES DETYRAT E SHTËPISË, JO PËR HATËR TË TYRE PO PËR SHQIPËRINË EUROPIANE QË DUAM PËR FËMIJËT TANË! Dhe a i kemi bërë apo jo detyrat, këtë ka vetëm një instancë që ka mandatin dhe objektivitetin për ta thënë: KOMISIONI EUROPIAN, I CILI SOT KA PUBLIKUAR KONKLUZIONIN BASHKËLIDHUR😊

Rama vendimi i takon vendeve të BE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuba në errësirë totale pas urdhrit të Donald Trump, bie rrjeti energjitik në mbarë vendin

17:37 / August 3, 2026

Trump nderohet në mënyrë të veçantë/ Autostrada në Marok merr emrin e tij, reagon Presidenti amerikan: Shpresoj ta përshkoj këtë rrugë së shpejti

15:57 / August 3, 2026

“Jo!”/George i turpëruar nga prindërit, William zbulon reagimin e djalit 13-vjeçar…

15:42 / August 3, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.