Gazetari Baton Haxhiu i është përgjigjur deklaratave të Ilir Metës, të bëra gjatë javës së kalaur, ku tha se nuk e jepte dorëheqjen, pasi maxhoranca ka gati opinionistin për ta bërë Preisdent.
I ftuar sot në emisionin “Opinion”, Haxhiu ka thënë sot se nuk i zë vendin Metës, pasi pret bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. “Nuk ka rrugë tjetër, pa u bashkuar Kosova nuk i zë vendin”, u shpreh Baton Haxhiu.
Disa ditë më parë Meta i ftuar në emisionin “Opinion”, të enjten tha se nuk e lëshonte karrigen pasi nuk donte që pasardhës i tij të ishte Baton Haxhiu.