Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi iu ka dërguar një mesazh kryetarëve të degëve mbrëmjen e sotme pak minuta pas manifestimit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilin opozita e mbështeti qartësisht.
Në mesazhin e tij, Bardhi falënderon krerët e degëve për pjesëmarrjen, që sipas tij tregoi për një strukturë dinamike që përgjigjet shpejt dhe me efikasitet.
“Të nderuar Kryetarë,
Pjesëmarrja dinjitoze e demokratëve në manifestimin e sotëm na tregoi se kemi
ngritur një strukturë dinamike, që përgjigjet shpejt dhe me efikasitet. Edhe në
emër të Kryetarit Basha, ju falënderoj të gjithëve për angazhimin serioz dhe
pjesëmarrjen masive të demokratëve në manifestim”, thuhet në mesazhin e Bardhit
për krerët e PD-së në rrethe.
Opozita mori pjesë në manifestimin e mbrëmjes së sotme, ku Presidenti firmosi
dekretin për kthimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese.